A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Agim Kafkian

Një agim i ri, me ngjyrë të purpurt si lëng i kumbullave,
përskaj kopshtit, përbri shtëpisë, me portokaj,
e që poshtë, pak më tutje, shtrihet gjerë e gjatë, një det,
që sjell aromë të betejave helenistike, me krime të tmerrshme të kushtetutave të botës.

Rruga vazhdon drejt, tri idiotë janë pak në kohë të çmendisë së madhe,
parajsa në tokë tutje lëvron, në rrugë, udhëtime të pafunda,
dielli qeshur në agim blu, rreze në malin që shëndrrit hijshëm,
e në fund varrezë e madhe, qytet i botës, dikur qendër, sot periferi e periferisë.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë