A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Turisti Maroken

Një turist maroken më ndali përpara statujës së Fan Nolit,
mu përballë parlamentit dhe më dha aparatin që t'i bëj një fotografi,
e ishte një njeri me ngjyrë, që si spanjoll ngjante nga ç'fliste,
e bashkë u morëm vesh me një anglishte të çartur.

E kur rrinte për pozë, marokeni më rrinte pranë
ndërsa buzëqeshte me zor, më fliste me dashamirësi të shtirur,
se frikë tepër kishte se do ikja fill e në çast,
bashkë me aparatin fotografik.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë