A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Mërgimin

Stërkala Të Përjetshme

Trageti niset pas kontrolleve ngadalë,
mbi Durrës bie dritë, pallatet si kuçedra që gjuhët i kanë fshehur,
E në mjete lundruese ka njerëz të lodhur, të këputur,
Që rutinë në Bari e gjëkundi lëvizin si në ëndrra të ligështa.

E njerëzit shtypen skllavërisht,
Disa burgosen e të tjerë vdesin në brigje të fildishta të Italisë çizmike,
E stërkalat e detit mbesin, ata lodrojnë pa frikë, si buzëqeshje e ngrirë,
Se janë fill e të pavdekshme, emblema të përjetshme.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë