A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Dashuri Që Të Kall

Ka dashuri të mira, të bukura, që ecin mrekullisht
Që nuk duan t’ia dinë për atë se kë kanë rrotull as fare,
Po janë lozonjare të tilla dashuriçka, për moshën e artë
E më pëlqejnë ata ku ka besnikëri e dashuri triumfon në mënyrë të fisshme.

Por ka edhe nga ata ndjenja, që strumbullar bëhen në bark
E mendon se botë e tërë shkon me këmbën e shkletë në arrnitë e fshatrave pa qytet,
Janë dashuri që nisin me bardhësi, ku flet fort shpirti, zemra e malli
Por në fatin e vet ashtu përfundojnë keqas, në mënyrë të frikshme.

E Helena e Trojës është dëshmia, e bukurisë që magjishëm vret
Që “Iliadën” e madhe e bëri tokë të djallëzisë që prodhon ndjenjë e dashurisë,
E Homeri gjallë të kishte qenë, a do të tutej prej dashurisë?
A do të fitonte racionalitet i kohës së marrë, i damarit që gëlon gjak deri në varr?

Po kohët le të rrokullisen, vitet le të rrjedhin, varkat do të shkojnë
Dyrrahu i lashtë, Amantia, Apoloni a Romë do të sjellin aromë të çeltësisë,
E do të ndeshen në fushë-betejë qytetet, jo kundër njëra- tjetrës, por në fuqi
Se cilin syresh, ç’lashtësi, ç’madhështi, dashuria kishte për ta kall’.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë