A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Buzëqeshja Jote Ëngjellore

Duart më dridhen, trupi këputur në mish të belit
Shoh drejt e në sytë e tu, pasi menduar kisha a mundesha
Me të pa ty si ujët e ujëvarës që bie mbi shkëmb të thatë
Të përjetoj edhe njëherë, në moshë të dytë të rinisë, andralla djaloshore.

Ti rrinje e flokët dendur, ngjyra-ngjyra pispillosur,
Yjtë binin, zogjtë putheshin, retë përskuqeshin mbrapa teje,
Dielli ra pas kësaj, vdekja u ngjall e nxorri flatra bukurie
Djalli u fsheh e hera e parë që kishte turp, prej fytyrës tënde ëngjëllore.

Ranë maskat, u shembën ndërtesat bukuroshe, që brenda vetes janë një hiç
U trullosën njerëzit e qytetit të madh, kur panë se shkretëtirë kish
Aty ku lartësohej tulla, llaç, gur, pa zemër, pa ndjesi
E në atë vend natyror që e ktheve tanimë, dehshëm nisën të hedhin valle.

U çmend njerëzia, vdiq Kushtetuta, shtetet vanë në galaktikë
Brohoritën si të marrë krejt çka kishin një post, krevatë, karrigë
Në fushë të madhe u pa aromë e trëndafiltë, kopështi botanik
Ti bëre mos të ketë kuptim, mënxyrat, funerale, kafka, kocka, varre.

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë