A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

Pavarsia E Kosoves

Ecja duke shikuar
Frymoja duke rimuar
Ritmi I te rrahurave te zemres
Motivonte fuqin qe ti jepte vrapë themres

Ndjenjat filluan ta luanin vallen kuqe e zi,
Per ti paraqitur te buzëqeshurat sheshazi.
Hapi qe levizte trupin,
E gezonte haptazi 17 shkurtin.

Buzeqesh dhe kerce me thoshte Flamuri,
Tash eshte koha te shpaloset arti I nje Burri.
Plisi I bardh i nje plaku mi ndriqonte rruget
Dhe Mi jepte mundesit qe ti perjetoj botet.

Rruget zgjeroheshin dhe mireprisshin kembet,
Te kaluaren e art dhe te tashmen e blert e pasqyronin kenget
Vallet dhe brohoritjet te cilat mbulonin rruget,
Perballonin te ftohtit e nje bore ,qe dukej se kurr nuk do zhduket.

Ka ardhur koha qe gezimi te na behet mikë
Paqja ka ngritur koken I thotë dhunes nga ketu Ikë
Tash eshte koha e shqiptarit te kultivoj paqe dhe Mirëqenje
Te gezoj jeten dhe te drejtat e tij vetem me buzëshje.

O Zot bekoje kete Popull dhe kete Vend
Kerakterizoje si Popull qe gjykon me Mend
Ta Duan dhe rrespektojn njeri Tjetrin
Qe ta qmojnë me shumë Dobinë e Pasur se sa Gabimin e Vjeter.

- poezi nga Burhan Skikuli


- Poezia u dërgua nga Erind Blinishti -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  74