A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Bleta

E keni parë ndonjëherë bletën,
Lule më lule si shkon,
Mbledh nektar që të zgjat jetën,
Në mjalt të ëmbël e shëndron.

Ka shtëpi dhe motra plot,
Me rregull e disiplinë,
Asnjëra nga to nuk bredh kot,
Për punë fare s'duan t'ia dijnë.

Kur dikush u prish qetësinë,
Si rufe të ngjiten pas,
Me besnikëri rruajnë mbretërinë,
Kush s'guxon ato t'i ngas.

Lerini qetë të punojnë,
Në pranverë duke zukatur,
Nga nektari mjaltë të bëjnë,
Jetën neve për t'na e zgjatur.

Mjalti ëmbël,melhem për plagë,
Të shëron të jep shëndet,
Nga bletët e kemi dhuratë,
Shtëpia plot me bereqet.

Si bleta të punojmë,
Dhe ta duam njëri-tjetrin,
Punën tonë ta vlerësojmë,
Të rrespektojmë më të vjetrin.

- poezi nga Burhan Skikuli


- Poezia u dërgua nga arsimdiber -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  9