A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Shpresa E Kthimit

Rrugë e largët,rrugë e ftohtë,
Bijt e shqipes na i tret,
Guri zemrës,rrëndon fort,
Votra e zbrazët na ka mbet.

Votrës mjerë i mungon zjarri,
Të ngrohë zemrat akull-ngrirë,
Baba,nëna duan djalin,
T'ju këthehet me gjith fëmijë.

Pleqve t'vetëm ju ka humb shpresa,
Humbën fëmijët në anë të anës,
Jo,nuk këthehet nipi e mbesa,
Po harrohet gjuha e nënës.

Vaj medet për trojet shqiptare,
Vaj medet për gjuhën e bukur,
Amaneti ju fton i t'parëve,
Fisin,gjakun mos me e zhdukur.

Në doni nëna të vdes e qetë,
Faqe bardhë pa turp e mbare,
I mësoni fëmijt,kudo që jenë,
T'mos harrojnë trojet shqiptare.

- poezi nga Burhan Skikuli


- Poezia u dërgua nga arsimdiber -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.4 / Votuan:  9