A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Rrënkimi I Radikës

Një ditë maji të bukur,
Dolëm me prindërit në natyrë,
Për të kaluar çaste të lumtur,
Me ajër të pastërt për t'u përtërirë.

Natyra e gjelbërt qielli kristal,
Këtë vit pranvera erdhi mbarë,
Me lule ishin mbushur fushë e mal,
Njerëzit e lumtur,buzë Radikës kishin dalë.

Festohej,gëzohej,Radika gurgullonte,
Buçima e saj në simfoni gjasonte,
Syri të ndriste kur shihje atë parajsë,
Zemra mbushej afsh nga bukuria e rrallë.

Valët e Radikës derdhen palë-palë,
U gëzohej ajo njerëzve që kishin ardhë,
Përpiqej e ngrata t'i kënaq sa më mirë,
Të mos harrojnë ditën që kaluan në natyrë.

Hareja,zbavitja,sikur s'kishin të ndalur,
I madh e i vogël pas lojës ishin dhënur,
Haej,piej,këndohej-muzika jehonte,
Sinfonisë së Radikës gara sikur i bënte.

Dikur u ula buzë bregut të Radikës,
Sodisja me kënaqësi valët e saja,
Më ngjanin në pentagramin e muzikës,
Duke më rrëfyer histori të rralla.

Dëgjoja me vëmendje Radikën time plakë,
Ankimet që mi bënte për njerëzit e pashpirt,
Për ata që bregun ia lëndonin me plagë,
Që e kanë kapë për fyti dhe donin me e mbytë.

U solla rreth vetes,arsyen për ta kërkuar,
U shtanga dhe trondita nga ajo që pashë,
Mbeturinat,ndotja,Radikën kishin kapluar,
E ngulfatshin,e mbysnin,frymë të mos marrë.

Mu dhimb Radika e bukur,nusja me vellë,
Nga ofkëllimat e saja që buronin nga thellësia,
Atë gjendje të mjerë,e përjetova thellë,
Nga ndërgjegja e ulët që tregon njerzia.

Dhe diku kaloi,dielli perëndoi,
Njerëzit e ahengut largoheshin ngadalë,
Askush s'çau kokën për dëmin që shkaktoi,
Duke lënë pas vetes mbeturina dhe baltë.

Atëherë dëgjova nga Radika rrënkimin,
Për mbeturinat e shumta që e kishin zaptuar,
Me ulurimë dhe dhembje lëshoi mallkimin,
Ndihmë,ndihmë,duke na kërkuar.

U mundova të pastroj bregun e saj,
Duke mbëledhur mbeturinat që s'kishin të sosur,
Mos u lodh or bir,më thot ajo në vaj,
S'më duan të pastër,më duan të ndotur.

Më tha:do përpiqem mbeturinat t'i pastroj,
Me ujin që kam do rrëmbej çdo gjë me vete,
Gabimi i njerëzve shtrejnt do të kushtojë,
Liqeni i juaj do e ndiejë këtë të keqe.

Nuk kam faj unë që dua të jem e pastër,
Le të mbëledhin mend ata që s'gjykojnë,
Kush është ai i marrë që don rrëmujë në vatër,
Llumi dhe balta gjer në fyt ta mbulojë?

Pra bir,merr aksion,pastroni liqenin,
Rruani mjedisin që ju ushqen me frymë,
Vetëm ju rinia mund të rregulloni ambientin,
Që me natyrë të bukur ti ushqeni sytë.

Këshilla e Radikës,mësim për të gjithë,
Ti rrekemi punës,të pastrojmë mjedisin,
Nëse duam gjithnji ajër të pastër me thithë,
Ti thërrasim ndërgjegjes të korrigjojmë gabimin.

- poezi nga Burhan Skikuli


- Poezia u dërgua nga arsimdiber -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  15