A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Zemra E Thyer

Një dritë e zbehtë dukej që larg.
Një yll sipër saj po shuhej ngadalë.
Zemra e thyer ishte aty pranë.
Një letër e shkruar qëndronte poshtë saj.

Kjo zemër dikur kishte një histori
fatëkeqësisht të drejtuar nga fati i zi.
Një ditë të errët dikush iu afrua,
e goditi fort por zemra s'u dorëzua.
E sulmuan, e shkatërruan dhe me shenja
e mbuluan,
por zemra e shkretë kurrë s'u ankua.

Por e keqja kurrë nuk e la të qetë,
e sulmonte, e shkatërronte në çdo moment.
Kërkonte kjo zemër mundësi për të shpëtuar
dhe një natë me yje, yjet ja dhuruan.

Një dritare e hapur ishte aty pranë
ajo u afrua dhe u ngjit ngadalë.
Fluturoi zemra në qiellin e zi,
por nga dhimbjet e shumta s'kish' më fuqi.

Pak e nga pak filloi te bier
derisa në tokë u gjend zemra e thyer.
Kur e kuptoi se për të ishte mbarim
në një fletë të bardhë la një shënim.

Aty ajo tregonte për jetën e saj
për yjet që i donte dhe për detin e madh.
Ngadalë shumë ngadalë zemra pushoi
dhe bashkë me të një yll shteroi.

Shumë lot u derdhën atë natë të errët
mbi zemrën e vuajtur që s'kishte as emër.

- poezi nga Ambra Avdo


- Poezia u dërgua nga Ambra Avdo -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018