A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sonte Desha Çmenduritë

Sa qejf kam t’marrosem sonte,
dhe për një natë të jem i çmendur,
Që terri heshtur të me përgjonte
udhëve ku dikur kam rendur.

Kam shumë qejf sonte të iki
pas kurvave që shalët zhveshin
në kuplaratë ku prehet shpirti
dhe ku kurvarët dehur qeshin.

Të bredh në rrugët që s’më njohin
e të mos thonë se isha unë.
Ku fshesaxhinjtë dhembsur t’më shohin
me zell mëkatet të mi fshijnë.

Qosheve,ca pijanecë të mbledhur bashkë
gishtat vetes në gojë u fusin
e prej andej të nxjerrin jashtë
fëllqësitë e jetës,mëritë,dufin.

Sa qejf qenka të jesh i çmendur!
Kur flejnë intrigat dhe djallëzitë.
Kjo botë ju duhet dreqërve të mençur,
ndaj sonte desha çmenduritë.

~ Albi Lushi

- poezi nga Albi Lushi


- Poezia u dërgua nga Albi Lushi -

Nuk ka akoma asnjë votë