A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mahnitje Njerëzore

Mahnitja është ndjesi shpirtërore
e pa thënë dot në fjalë...
gjëndje krejt e veçantë që të trondit
ku njeriu ngelet i habitur
si përpara një ujku
që thonë, se të pret gojën
po të pa i pari.

Vetëm se ajo është
një tronditje për mirë...
sforcon pak rrahjet zemrës
po kurrë si ka bërë keq njeriut...
mahnitja është një ndjenjë e dobishme.

Ajo frymzohet te Natyra, gjendet kudo
te ndriçimi i diellit, pemët, lulet
ngjyrat, qielli i kaltër
ca pata të egra që po kalojnë
autobuza që nisen plazheve
tek njerëzit që i gëzohen verës
te pregatitjet për të shkuar në një takim
muzika na e dhuron shpesh këtë kënaqësi
një shikim në dritaren që po niset,
një mahnitje që vetëm shoferi e ndalon
një përqafim i gjatë në ndarje
nga ata që ngelen përgjithmonë.

Mahnitja prek çdo kufi
dhe ngelet një vepër arti
në mes të punimeve artistike...
mahnitja është një femër e bukur
që deh dhe rrugët me ecjen e saj.

Ajo ngelet e vetmja ndjenjë
që njeriu se beri dot zap
si dha dot shkollë,
se bëri dot të flas.

- poezi nga Adrian Llanaj


- Poezia u dërgua nga Futuro3000 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2